Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka lutur qytetarët që të iu referohen vetëm të dhënave që publikohen nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Në një konferencë për media ku u dhanë të rejat e fundit lidhur me situatën me COVID-19, Zemaj u pyet lidhur me raportimet se për dy ditë me radhë, Kosova është renditur e para me raste të reja të reja me koronavirus.
Por, Zemaj tha se këto raportime nuk janë të vërteta, derisa iu bëri apel qytetarëve që t’i marrin parasysh vetëm të dhënat e IKSHP’së dhe Ministrisë.
“Nuk pajtohem absolutisht me këtë që e potenconi. Varet se çfarë statistikash ju merrni dhe çfare jeni duke i elaboruar në komunikimet tuaja. Ditëve të fundit jemi përballë me shumë fake neës që kanë ngritur shumë dyshime që janë raste që edhe Prokuroria duhet t’i hetojë. Ju lutemi që për çdo statistikë, referojuni të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat janë transparente dhe asnjëra nuk dallon as nga institutet ndërkombëtare që janë kredibile”, ka thënë Zemaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.