Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vite më parë ka thënë se deputeti Rexhep Selimi është intervistuar nga Gjykata Speciale dhe se ka “kënduar”.
“Rexhep Selimi ka kënduar para prokurorisë. S’ka kurgjë të keqe kjo”, kishte dekalruar Haradinaj, duke aluduar se deputeti Selimi ka rrëfyer, është përgjigjur dhe nuk është mbrojtur në heshtje.
Kështu sonte ka thënë edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Daradan Molliqaj i cili ka pohuar se disa shokë të Selimit ia kanë konfirmuar këtë.
“Jo ma pak se 5-6 shokë të tij të luftës kanë thënë se Rexhep Selimi ka ‘kënduar’ në Gjykatën Speciale, kjo është dobësi e tij”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se javën e kaluar për katër ditë me radhë në Gjykatën Speciale u intervistua presidenti Hashim Thaçi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.