×
  • Sport
  • Sport

    Haxhihamza ndahet me Gjilanin

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 21:46

    Portieri Kenan Haxhihamza është ndarë me Gjilanin. Haxhihamza si portier i parë ka ndihmuar Gjilanin që të dal nënkampion i Kosovës në futboll dhe për herë të parë të sigurojë paraqitjen në Evropë.


    Haxhihamza, që është nga Rahoveci, ka shkruar në rrjetet sociale për ndarjen me Gjilanin.

    Ai ka shkruar se nuk ka pritur që pas katër vjetësh të ndahet me Gjilanin. Gjilanin e ka vlerësuar ekip në të cilin është formuar si profesionist dhe si njeri. Ka falënderuar presidentin, drejtorët, administratën e klubit, kapitenin, bashkëlojtarët dhe trajnerët më të cilët ka punuar. Nuk ka harruar edhe tifozët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!