×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre deputetë konfirmuan se janë infektuar me COVID-19, Kuvendi merr masa

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 12:18

    Paraditen e sotme tre deputetë kanë konfirmuar se janë infektuar me koronavirus.


    Bëhet fjalë për deputetët, Ralf Gjonin, Elio Hysko dhe Enver Roshin, ndërsa më herët konfirmoi se ishte infektuar me COVID-19 dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    Ndërkohë, pas infektimit të deputetëve, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë masa. Mësohet se Kuvendi nuk do të pezullojë seancat plenare, por ka vendosur të shkurtojë afatin kohor të diskutimeve.

    Gjithashtu, ka nisur menjëherë dezinfektimi i ambienteve të Kuvendit për të parandaluar përhapjen e COVID-19./ Opinion.al /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!