×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hajdari: Ndryshimet kushtetuese do sjellin lista 100% të hapura, garanci nga mazhoranca

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 15:31

    Pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese, deputetja Rudina Hajdari tha për mediat se është fakt se më në fund qytetarët po triumfojnë mbi kryetarët e partive, sepse do shkohet drejt ndryshimeve kushtetuese që garanton lista të hapura.


    Hajdari u shpreh se kjo garanci u dha nga mazhoranca.

    Rudina Hajdari: ”Pavarësisht një procesi goxha të gjatë dhe të gjithë jemi të lodhur sepse Ajo që duhet kuptuar është fakti që më në fund qytetari po triumfon mbi kryetarët e partive. Zëri i qytetarëve do të dëgjoht sepse do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese që garantojnë listat e hapura. Gjatë këtij procesi, edhe pse jemi lodfhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, unë i kam toleruar, i kam duruar vetëm me një synim. Të qëndroj para tyre, që të garantojë të drejtat e qytetarëve që të zgjedhin në zgjedhjet e ardhshme.”

    ”Në këtë mbledhje morëm garancinë që e para, mazhoranca duhet të kuptojë, në ndryshimet e kodit zgjedhor ne duhet të shkojmë me garancinë e plotë që listat të jenë të hapura 100%, dhe kjo garanci u dha sot. Më tej, pas ndryshimeve kushtetuese më datë 30 korrik, jam e hapur që të bashkëpunoj me Partinë Demokratike dhe me çdokënd për të amenduar kodin zgjedhor që garanton hapjen 100% të listave dhe zgjedhje të ndershme.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!