×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet në gjykatë pakistanezi që pretendonte se është profet i Islamit

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 16:18

    Një pakistanez, i cili ishte duke u gjykuar për blasfemi, është qëlluar për vdekje brenda objektit të një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar.


    Nu kështë e qartë se si vrasësi në moshë të re, i quajtur Khalid Khan, ka arritur të futet në gjykatë, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë. Sulmuesi u arrestua menjëherë, shkruan “Free Europe”.

    Personi i arrestuar i tha policisë se është urdhëruar nga profeti Muhamed që ta vrasë njeriun e akuzuar për blasfemi, sepse ai i përkiste sektit Ahmadi.

    Komuniteti Ahmadi përbëhet nga katër milionë njerëz dhe i përket pakicës fetare të Pakistanit. Ky komunitet është përballur me vdekje, kërcënime, frikësim dhe fushatë të urrejtjes për dekada të tëra.

    Pjesëtarët e këtij komuniteti këmbëngulin se i përkasin fesë islame, por Pakistani e shpalli këtë grup jomysliman në vitin 1974, për se ky komunitet e cilësonte themeluesin e sektit, Ghulam Ahmad, si profet.

    Personi i vrarë sot në gjykatë ishte arrestuar para dy vjetëve pasi kishte pretenduar se është profet i Islamit.

    Në bazë të ligjit pakistanez për blasfeminë, të gjithë personat e shpallur fajtorë për fyerje ndaj Zotit, Islamit apo figurave fetare, dënohen automatikisht me vdekje.

    Sipas mësimeve të fesë islame, nuk ka profet tjetër pas profetit Muhamed.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!