×
  • Lajme
  • Botë

    17 milionë raste me COVID-19 në botë

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 21:20

    Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me coronavirus në botë ka tejkaluar 17 milionë.


    Sipas portalit Worldometers, 666.173 njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit coronavirus.

    Më shumë se dhjetë milionë njerëz janë rikuperuar, dhe aktualisht janë mbi 5.8 milionë raste aktive.

    Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA me 4,5 milionë, pasuar nga Brazili me rreth 2.5 milionë dhe India me 1.5 milion.

    Më pak se një milion raste të regjistruara të infeksionit kanë Rusia, Afrika e Jugut, Meksika, Peru etj.

    Shumica e njerëzve vdiqën në Shtetet e Bashkuara (152,902), pasuar nga Brazili (88.792), Mbretëria e Bashkuar (45.961), Meksika (44.876) dhe Italia (35,129).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!