×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania thotë se vaksina e COVID-19 nuk mund të jetë gati para gjysmës së vitit të ardhshëm

    Reporteri
    30 Korrik 2020 | 14:31

    Ndërsa vendet janë duke garuar për të gjetur një kurë për koronavirusin, ministry gjerman I shëndetësisë ka thënë se ai beson se asnjë vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme deri në mesin e vitit 2021, shkruan Euronews.


    “Ne nuk duhet të presim një mrekulli”, tha Anja Karliczek në një konferencë shtypi të mëkurën.

    “Ne supozojmë se vaksinat për popullatën e gjerë do të jenë në dispozicion vetëm nga mesi I vitit të ardhshëm dhe jo më herët”.

    Karliczek tha se Gjermania po siguron fonde për tre firma bioteknike gjermane, në mënyrë që të përshpejtojnë zhvillimin e studimeve për krijimin e një vaksine.

    Aktualisht janë duke u zhvilluar më shumë se 200 variante të vaksinave në 23 eksperimente të ndryshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!