×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq falënderues ndaj Palestinës për mosnjohjen e Kosovës

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 14:55

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin palestinez, Muhamed Nabhan, me të cilin diskutoi aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale


    Kreu i shtetit serb e falënderoi atë për siç tha “mbështetjen e Palestinëssovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimit parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.

    Ai gjithashtu e njoftoi diplomatin palestinez për rrjedhën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug.

    Ambasadori Nabhan e informoi Vuçiqin për pikëpamjen palestineze për situatën në Lindjen e Mesme.

    “Presidenti Vuçiq falenderoi Palestinën për përkrahjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë dhe pozicionin parimor për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm nga Kosova. Ai e informoi ambasadorin Nabhan lidhur me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!