Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që nga sot të mos kenë tolerancë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat.
Ai u ka bërë thirrje policisë dhe inspektorëve që të ndërmarrin masa ndaj qytetarëve dhe bizneseve që dalin kundër vendimeve të Qeverisë, shkruan Reporteri.
Qalaj po ashtu ka thënë se duhet të shqyrtohet mundësia që ato biznese që nuk respektojnë masat edhe të mbyllen.
“Fatkeqësisht po mungon kujdesi nga qytetarët mirëpo po ashtu kërkoj që policia të marrin detyra shtesë që ta kemi situatën më të mirë. Ju bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje, të mos lejojnë absolutisht qytetarët që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë dhe ftoj inspektorët që ndaj çdo operatori që nuk ka respektuar masat, përveç gjobave të shikohet edhe mundësia e mbylljes së lokaleve kafiterive e operatorëve të tjerë”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.