×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia mbyll 12 lokale në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren, nuk respektuan masat anti-COVID

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 10:38

    12 lokale në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall” nuk kanë zbatuar masat anti-COVID të cilat i mori Qeveria e Kosovës për të luftuar pandeminë.


    Si pasojë e kësaj, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, kanë ndërmarrë një aksion për inspektimin e zbatimit të këtyre masave, i cili rezultoi me mbylljen e 12 lokaleve të kësaj qendre tregtare, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit nga policia janë shqiptuar edhe gjoba dhe masa të tjera për moszbatimin e masave të pëcaktuara nga ekzekutivi i vendit:

    1. Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”.
      2. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro.
      3. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro.
      4. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe
      5. 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

    Organet e rendit në këtë komunë bëjnë të ditur se aksioni ka shkuar mirë.

    Ata theksojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “COVID-19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!