×
  • Sport
  • Sport

    Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 15:39

    Kryetrajneri Afrim Tovërlani ka vazhduar kontratën me Feronikelin edhe për një muaj, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit të Superligës së Kosovës në futboll.


    Tovërlani mori drejtimin e Feronikelit pesë muaj më parë.

    “Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është seriozitetit dhe besimi të cilin ma kanë ofruar kryetari dhe zyrtarët e klubit. Po ashtu kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër që pretendon titullin. Ndihem mjaft mirë dhe me angazhimin e të gjithëve do të jemi aty ku dëshirojmë ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit”, ka thënë Tovërlani.

    Po ashtu kontratën me Feronikelin e ka vazhduar edhe mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!