Arsenali fitoi dje Kupën FA për edicionin 2019/2020. “Topçinjtë” triumfuan me shifrat 2:1 ndaj Chelseat në finale.
Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit dhe bëri një paraqitje të mirë për Arsenalin.
Ai ka thënë se ky trofe është i rëndësishëm për të gjithë klubin.
“Çfarë sezoni! Me ulje dhe ngritje! Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër, mund të bësh gjithçka! Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, të gjithë klubin. Por, është gjithashtu për të gjithë që na kanë përkrahur! Faleminderit!”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social “Facebook”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.