×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet e ardhmja e Elseid Hysajt

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 17:21

    Me ardhjen e Xhenaro Gatuzos, situata e Hysajt ka ndryshuar plotësisht.


    Ashtu si e gjithë skuadra është rikthyer që të ketë harmoni brenda dhe jashtë fushe, edhe kapiteni i Kombëtares po e gjen veten nën drejtimin e ish-mesfushorit të kombëtares italiane.

    Me Gatuzon në krye, Hysaj gjeti edhe golin e parë në Serinë A. Jo vetëm kaq, por ia doli që të triumfojë në Kupën e Italisë, përballë Juventusit nga pika e bardhë e 11-metërshave.

    Së fundmi, “Il Matino” bën me dije se për Hysajn po diskutohen detajet e fundit dhe mbrojtësi kuqezi pritet që të rinovojë kontratën me napolitanët, e cila i përfundon në qershor 2021.

    Për Hysajn, me kontratën aktuale ka një klauzolë në fuqi edhe për largimin e tij, teksa vlera e dëmshpërblimit është caktuar 50 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!