×
  • Sport
  • Sport

    Ky është portieri që e pranon se ka shumë frikë nga goditjet e Shaqirit: Nuk doja të përballesha kurrë kundër tij

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 18:55

    Andy Lonergan, portieri i tretë i Liverpoolit e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë Xherdan Shaqirin dhe për mënyrën se si ai godet topin me këmbën e majtë


    Xherdan Shaqiri nuk pati një sezon për t’u mbajtur mend, pasi kishte shumë lëndime dhe zhvilloi vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat me Liverpoolin në sezonin 2019/20, shkruan Reporteri.net

    Por, është Andy Lonergan, portieri i tretë i Liverpoolit, i cili ka pasur mundësinë që të përballet me Shaqën gjatë stërvitjeve.

    Lonergan e vlerëson lartë yllin shqiptar të cilin e cilëson si një magjistar i vogël.

    “Ai me të cilin nuk doja të përballesha kurrë ishte Xherdan Shaqiri. Ai e godet shumë fort topin, ai është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë,” ka thënë Lonergan.

    “Kur luajmë pesë kundër pesë, gjithmonë them me vete ‘Të lutem qëndro në një ekip me mua’, sepse nëse ai është kundër teje, ai është një magjistar i vogël me mënyrën sesi shënon gola,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!