Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ndërkohë djali tjetër i tij ka qenë i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.


Report TV siguron ekskluzivisht foton e Ibrahim Licit, i cili është në kërkim policor për atentatin e dyfishtë.

Ndërkohë, në foto të tjera të publikuara nga gazetari investigativ Artan Hoxha, Ibrahim Lici shfaqet me anëtarë të tjerë të bandës, i maskuar dhe me armë në duar.
Arsen Stojku 29 vjeç dhe Mislim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, dyshohet të jenë autorë të vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të vëllezërve Bilali. Ata janë nën akuzë edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shihet se dy të rinjtë janë miq me njëri-tjetrin.
