×
  • Sport
  • Sport

    Drita mëson kundërshtarin e mundshëm edhe të rrethit të dytë kualifikues të Championsit

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 12:27

    Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se arrin në këtë fazë.


    Drita fillimisht duhet të kalojë finalen e fazës parakualifikuese, ku nesër do të ndeshet me Linfieldin. Në rast të triumfit në këtë ndeshje në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.

    E nëse arrin të bëjë befasi, e ta kalojë edhe këtë fazë, atëherë në rrethin e dytë kualifikues do ta pres fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.

    Vendos do të jetë fituesi i duelit mes Legisë dhe Dritës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!