Sezoni i suksesshëm debutues u Romelu Lukakut te Interi është duke vazhduar, ndërsa ai i theu dy rekorde në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusenit.
Belgu e shënoi golin e dytë të Nerazzurrëve në ndeshjen e zhvilluar në Dusseldorf duke e ngritur në 31 numrin e përgjithshëm të golave në të gjitha garat këtë edicion.
Në këtë mënyrë, Lukaku është futbollisti i vetëm që shënon gola në nëntë takime radhazi në Ligën e Evropës (apo Kupën UEFA, siç është njohur më parë).
Në këtë mënyrë, ai e theu rekordin e Alan Shearer nga viti 2005, i cili me Newcastle United kishte shënuar në tetë ndeshje radhazi, transmeton Telegrafi.
Njëherësh, 27-vjeçari është lojtari i parë i Interit që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të Ligës së Evropës.
Ky është sezoni më i suksesshëm në karrierën e Lukakut, pasi më së shumti gola (27) në të kaluarën, ai ka shënuar në sezonin 2017/2018 me Manchester Unitedin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.