Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë më saktësisht në fashtin Pestovë rreth orës 19:00, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshi dy vetura civile.
Sipas tyre shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distances.
”Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 19:00 , aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, si pasojë e aksidentit lëndime kane pësuar gjashtë persona të cilët kan kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë. Nga të dhënat e para shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës”.
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes maksimal për pjesëmarrësve në trafik për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, pasi që numri i aksidnetve në trafik kohëve të funidt është rritur dukshëm.