Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne është votuar dhe ka fituar garën për çmimin ‘Lojtari i sezonit’ në Ligën Premier.
Sezoni 2019/20 ka qenë njëri ndër më interesantit në vitet e fundit, edhe pse gara për titull nuk ishte si viteve të kaluara.
Liverpooli arriti të shpallet kampion pas plot 30 viteve, por lojtari i vitit në Ligën Premier nuk erdhi nga klubi kampion.
Lojtari më i mirë i sezonit është zgjedhur De Bruyne, i cili pati një sezon brilant individual ku barazoi rekordin e Thierry Henry me 20 asistime brenda sezonit dhe shënoi 13 gola.
Ylli belg mposht në garë gjashtë lojtarë të tjerë si Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson, Danny Ings, Sadio Mane, Nick Pope dhe Jamie Vardy.
De Bruyne është i treti belg gjatë nëntë sezoneve të fundit që fiton çmimin që i jepet interpretuesit më të mirë në Ligën Premier, pas ish-bashkëlojtarit Vincent Kompany që fitoi në sezonin 2011/12 dhe Eden Hazard në sezonin 2014/15.
Ai këtë çmim e fitoi falë votave nga tifozët në faqen e internetit të EA SPORTS, të cilat u ndërthurën me ato të 20 kapitenëve të klubeve dhe një paneli ekspertësh të futbollit anglez.
Introducing your 2019/20 @EASPORTSFIFA Player of the Season…
✨ 𝙆𝙚𝙫𝙞𝙣 𝘿𝙚 𝘽𝙧𝙪𝙮𝙣𝙚 ✨#PLAwards pic.twitter.com/I2EJPUPLz8
— Premier League (@premierleague) August 16, 2020
/Reporteri.net/