×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar në formacionin më të mirë të sezonit në Serie A

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 17:53

    “Wyscout” ka shpallur formacionin më të mirë të sezonit 2019-2020 të Serisë A. Në sy bie mungesa e lojtarit më të mirë të zgjedhur nga Seria A, Paolo Dybala.


    Në mbrojtje na nderon një shqiptar, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës e ka merituar një vend në formacionin më të mirë, dhe në krah të tij rreshtohen edhe dy lojtarë të tjerë të Atalantës, Toloi në qendër dhe Gosens në krahun e majtë. Krahun e djathë të mbrotjes e mban Faraoni i Veronës. Në portë si më i miri është zgjedhur portieri i Juventusit Shezni.

    Në mesfushën me katër lojtarë nga e majta në të djathë janë: Insigne i Napolit, Gomez i Atalantës, Alberto i Lazios dhe Kulusevski i Parmës. Në sulm nuk kishte si të mungonte golashënuesi më i mirë i Serisë A Immobile, ndërsa krah tij është Ronaldo i Juventusit.

    SERIA A

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!