×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani po dominon, por nuk po fiton kundër Tre Pennes

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 20:47

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Tre Penne – Gjilani me rezultat 1-1


    Skuadra kosovare ka dominuar këtë takim, por ishin vendasit e Tre Pennes që kaluan të parët në epërsi, shkruan Reporteri.net

    Gai në minutën e 16-të shënoi një gol të bukur për Tre Pennen, para se Nikac ta barazonte rezultatin në minutën e 24-të.

    Gjilani luajti më mirë dhe dominoi takimin, por që nuk arriti më të shënonte gola në pjesën e parë.

    Në minutën e 43-të Sorrentino i Tre Pennes u ndëshkua me karton të kuq dhe Gjilani tani do ta ketë më të lehtë që ta fitojë këtë ndeshje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!