×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bënte “kërdinë” në xhami e kisha, arrestohet 21-vjeçari

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 18:04

    Një 21-vjeçar, i akuzuar për disa vjedhje, ka rënë në pranga e policisë ditën e sotme në Malësi të Madhe.


    Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu me inicialet E.F., banues në fshatin Koplik i Sipërm, i cili akuzohet se vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore.

    Ai u kap në flagrancë gjatë operacionit “Kopliku”, duke vjedhur në një Kishë mbrëmjen e djeshme, nga ku mori disa sende që përdoren për kryerjen e meshave.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Malësi e Madhe, Shkodër

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Kopliku”

    Vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore, arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar, i cili u kap gjatë operacionit duke vjedhur në një nga objektet e kultit

    Sekuestrohen sendet e vjedhura në objektet e kultit

    Zbardhen dhe katër vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas

    Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, bazuar në informcionet e marra në rrugë operative për një të ri, i cili po kryente vjedhje në objektet e kultit dhe në lokale në Koplik, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kopliku”

    Si rezultat i operacionit të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 21 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm

    Ky shtetas gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave

    Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë

    Pas njoftimit të marrë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Kopliku”, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, është bërë e munduar kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., të cilit gjatë momentit të arrestimit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura në këto tre objekte

    Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:

    Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati

    Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N

    Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar ky shtetas

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!