×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thirrje deputetëve: Kuvendi t’ia zgjatë mandatin Gjykatës Speciale

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 19:39

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi i është adresuar opinionit përmes një video ku ka folur ndër të tjera edhe për Gjykatën Speciale.


    Ai ka thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.

    Presidenti kërkoi nga Kuvendi i Kosovës, që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjas deri në njoftimin e përfundimit të bërë nga Këshilli i Bashkimit Europian, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi shprehet optimist se këtë iniciativë të tij do ta përkrahin deputetët, meqë sipas tij ka nevojë për tu qartësuar mënyra e mbylljes së Dhomave të Specializuara.

    ”Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ka qenë bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vite. Këtë bindje e kam edhe sot ku i kam kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kam bi ndjen se do ta mbështesin këtë kërkesë të arsyeshme”, tha Thaçi.

    Kujtojmë se me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, sipas deklaratës së saj për shtyp kishte ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!