×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari në detyrë i Podujevës shërohet nga Coronavirusi

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 20:30

    Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se është shëruar nga Coronavirusi.


    Rudari përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se me shëndet është mirë dhe nesër do të rikthehet në punë.

    “Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë”, ka thënë Rudari.

    Njoftimi: 

    Të dashur qytetarë,
    Të nderuar familjarë dhe miq,

    Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19.

    Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë.

    Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore??

    Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!