×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshimi i mushkonjave në Prishtinë, Shpend Ahmeti del me një njoftim të rëndësishëm

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 19:34

    Qytetarët e Prishtinës me rrethinë janë në hall të madh nga mushkonjat.


    Vërshimi i mushkonjave në kryeqytetin kosovar e ka nxitur edhe reagimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

    Ai ka thënë se do të ketë dezinsektim shtesë në Prishtinë.

    “Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kane ardh me valçn e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    “Prej nesër, e Mërkurë, 26 Gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë. Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!”, ka bërë të ditur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!