×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: Më vjen keq, por Messi nuk mundet të luajë te Ballkani për momentin

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 22:10

    Lajmi për largimin e Lionel Messit ka bërë bujë në gjithë botën


    Në Kosovë kanë filluar të bëhen disa shaka ku Messi shihet duke u prezantuar te Ballkani i Suharekës, shkruan Reporteri.net

    Krejt kjo po bëhet pasi Ballkani nuk po ndalet duke bërë transferime të mëdha dhe është njëri nga klubet më të përforcuara në Superligën e Kosovës.

    Madje, Ismet Munishi aq shumë e vlerëson skuadrën aktuale që e ka saqë nuk e dëshiron Messin në skuadër.

    Gazetari i sportit, Arlind Sadiku ka bërë një postim në Facebook ku e ka pyetur Ismetin rreth Messit, dhe trajneri nuk ka hezituar që të përgjigjet.

    “Kisha pas qef me pa Lionel Messin te Ballkani, po sigurisht Ismet Munishi kish refuzu se e ka kompletu ekipin, nuk besoj qe ka vend per te. Apo jo Ismet?,” ka shkruar Sadiku.

    Munishi nuk hezitoi për t’iu përgjigjur Sadikut:

    “Më vjen keq, por nuk mundet me lujtë në Ballkan për momentin,” ka shkruar Munishi duke shtuar edhe disa emoji duke qeshur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!