Trembëdhjetë pjesëtarë të stafit mjekësor të Pejës janë anëtarësuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje, prej tyre 4 shoferë, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ai ka thënë se mjekët po anëtarësohen pandërprerë në subjektin e tij.
”Mjekët po anëtarësohen pandërprerë
Në këto kohë të vështira nga pandemia, mjekët janë ata që po luftojnë për ne vazhdimisht. Përveç të gatshëm për të na ndihmuar në aspektin shëndetësor, një pjesë e stafit mjekësor në Pejë sot u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Ata që u bashkuan në organizatën tonë janë:
Dr.Xhevdet Ademaj, Specialist i Fiziatrisë,
2. Dr.Kujtim Zajmi, Specialist i Mjekësisë së Punës,
3. Dr.Naim Morina, Radiolog,
4. Dr.Ahmet Blakaj, Fiziater,
5. Dr.Hysni Rexhaj, Laborant,
6. Mahir Buqani, Bachelor i Infermierisë,
7. Arbnor Veseli, Bachelor i Infermierisë,
8. Shpresa Kelmendi, Bachelor e Infermierisë,
9. Mihrije Jakupi, Bachelor e Infermierisë,
10. Isa Avdija, Shef i Ambulancave,
11. Lekë Kacoli, Shef i Shoferëve të Spitalit,
12. Faruk Zajmi, Shofer i Ambulancës së Spitalit,
13. Ismet Agoviç, Shofer i Ambulancës së Spitalit”.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/945896025910282