Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus.
Rudi për Klan Kosovën ka thënë se gjendja e tij shëndetësore aktualisht është pa ndonjë shqetësim ndonëse është duke u trajtuar me terapinë e përcaktuar.
”Pasi përfundova analizat në Malishevë, më rekomanduan të drejtohem në Prishtinë. Aty shkova në Infektivë, më vendosën në Pulmologji – atje më bënë një tretman të mirë doktorët të cilët i falënderoj shumë, sikurse dhe në Infektivë. Më rekomanduan ta bëjë testin për koronavirus në spital”, tha ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se përveç tij askush nga rrethi i tij familjar nuk janë të infektuar me koronavirus.
Megjithatë pavarësisht kujdesit, deputeti i LDK-së ende nuk e di se kush ka qenë kontakti nga dhe ka marrë infeksionin.
”Nuk e di kam pasur shumë kontakte. Por unë mirë jam, besoj që do t’ja dalë dhe do ta kalojë këtë sfidë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.