×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i jep 1200 euro për të vizë gjermane por mashtrohet keq

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 8:46

    Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që ka mashtruar një person tjetër duke i premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane.


    Ai këtë ka premtuar se do ta bëjë për 1200 euro, shkruan Reporteri.net

    Me këtë rast, ankuesi i ka dhënë 1200 euro për të marrë vizën, por në fund nuk i është përgjigjur personi në fjalë.

    Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje.

    “Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.06.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovari cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!