Një 82-vjeçar nga Malisheva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri në qytetin e Malishevës të martën.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e sotëm 24-orësh se pas plagëve të marra nga arma e zjarrit, 82-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është transportuar në QKUK.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport, shkruan Reporteri.net.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.