×
  • Lajme
  • Lajme

    42 të infektuar me coronavirus në Gjakovë, 23 staf mjekësor

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 9:22

    Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”, ka publikuar raportin ditor të pacientëve me koronavirus.


    Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, janë të hospitalizuar për koronavirus 57 pacientë, ku 42 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, shkruan lajmi.net.

    Sipas njoftimit, nga 42 pacientë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 23 prej tyre janë staf mjekësor.

    Siç bëhet e ditur 30 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe pesë janë në CPAP maskë.

    Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 26.08.2020 ora 8 është:

    57 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid

    42 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,

    11 pacientë janë konfirmuar Covid Negativ,

    4 pacientë do të testohen,

    30 pacientë me oksigjeno terapi,

    5 pacientë janë në CPAP maske

    Covid pozitiv aktiv janë: 5 mjekë 15 infermiere dhe 3 stafe mbështetës.

    Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!