×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinasi e bën për spital policin

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 9:39

    Dje në Prishtinë policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka kanosur zyrtarët policorë, e njërin prej tyre e ka bërë për spital.


    Rasti ka ardhur pasi të dyshuarit i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.

    Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.

    “Prishtinë 25.08.2020-01:58. Është raportuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka pranuar një tiketë për kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë. I njëjti gjatë arrestimit duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!