×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi u bën thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 10:55

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës.


    Thaçi ka thënë se këto zgjedhje përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit të Malit të Ti.

    “Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.”,a ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!