Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar sot me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha, në të cilën ka diskutuar rreth situatës me COVID-19.
Këtë e konfirmoi vet Zemaj përmes një statusi në Facebook.
“Me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berishën dhe stafin e tij biseduam për shqetësimet e shkaktuara nga Covid19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po e kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen”, shkroi Zemaj.
Ai shtoi se “konfirmova se Fushë Kosova do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështes projektet e caktuara, e do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”.
Zemaj ka qenë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku ka parë nga afër kapacitetet dhe angazhimin e stafit mjekësor.
“Me drejtuesit biseduam për menaxhimin e situatës dhe ndihmën logjistike që do t’i ofrojmë kësaj qendre. Mjekëve dhe infermierëve iu shpreha mirënjohje të thellë dhe i falënderova për sakrificën dhe punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë”, përfundoi Zemaj.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3333979473315576?__xts__%5B0%5D=68.ARA59Gun8fB9uffQtnK1hLq7ID_fuqLa2hX0gklsgNMDJMaIUkpbdz6-nS-oAYBmOvfRjJSujpzru9LWuwn3xpDZjybl_vT6lPL8vDotUd3-Qn5c2nHfLKLS-TjJUbz7sx5gdfkk1Jboi6qZ2d1LvluyDcCdtr-nqS5cbLeTgT–slGJyYrxoYTJu_hWN2iJWlSVhgxwzpvTAYSaKp2h7rrZQT72m86_2rerPR-AMvkUkM_6sZ5-bDSNnGaFKhU1NjEInTp6OZQYPJYTRmL1JuJEYicaDWekotXpBsfKEWx7iYSGeEJyv_MBy0jaoD121-5Y8P-hO7hONY2jk9Bj9OGtNA&__tn__=-R
/Reporteri.net/