×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë rrethohet me shirita “RREZIK”

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 12:46

    Organizata “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur sot një aksion simbolik para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke e rrethuar atë më shirita ku shkruante “Rrezik”.


    Sipas kësaj organizate, aksioni është ndërmarrë për shkak të rasteve të shumta të të vdekurve si pasojë e COVID-19 dhe të numrit të lartë të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.

    E gjithë kjo sipas SKV-së ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit nga ana e MSH-së.

    “Aktiviteti i sotëm nuk ka nevojë për më shumë shpjegim. Neglizhenca e saj po del të jetë me pasoja vdekjeprurëse.”, kanë thënë nga kjo organizatë, përcjellë EO.

    “Sot kur po flasim kemi mbi 12 mijë raste pozitive me Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka arritur shifrën në 488”.

    Sipas drejtuesve të kësaj organizate, pandemia është menaxhuar në mënyrë katastrofale nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nuk është vlerësuar puna e studentëve dhe e mjekëve vullnetarë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!