×
  • Lajme
  • Lajme

    Në spitalin e Pejës vendoset rampa me pagesë për vetura, në QKUK u largua para disa jave

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 14:28

    Të gjithë qytetarët e Pejës, por jo vetëm të cilët duan të hynë me veturat e tyre në spitalin e Pejës, tashmë duhet të paguajnë për këtë gjë.


    Ky spital ka vendosur rampë me pagesë, duke mos pasur fare parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve në këtë kohë pandemie.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi ku shihet vendosja e rampës në këtë spital.

    Ky vendim është tejet i çuditshëm kur kihet parasysh se pikërisht tre javë më parë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës vendosi ta heqë tarifën për hyrje me vetura në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    SHSUK në njoftimin e dhënë tha këtë vendim e ka marrë drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!