Një rast i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në fshatin Nekovc të Drenasit. Atje u vra 50-vjeçari, Qamil Demiri.
I dyshuari kryesor për këtë rast dyshohet të jetë djali i të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, Leutrimi, që bashkë me disa të tjerë.
Pas katër ditësh në arrati sot është dorëzuar në polici, i dyshuari Leutrim Syla. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Online “Reporteri.net”.
“Sot rreth orës 14:00 është vete dorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Kujtojmë se Prokuroria e Shtetit po i ngarkon të dyshuarit me tri vepra penale: “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kujtojmë se Qamil Demiri ishte ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Reporteri.net/.