×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mirat që pritet t’i sjellin marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 16:54

    Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj mori pjesë në një punëtori të organizuar mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë për harmonizimin e propozim marrëveshjeve mes dy vendeve tona, të cilat pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.


    Balaj-Halimaj tha se fokusi ynë është nënshkrimi i marrëveshjeve të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve tona.

    Ajo ka folur pak edhe për marrëveshjet që planifikohen të nënshkruhen në këtë mbledhje të qeverisë.

    “Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër. Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, shkroi Balaj-Halimaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!