Futbollisti aktualisht më i mirë në botë, Lionel Messi, ka filluar të ndjekë skuadrën e Manchester Cityt në rrjetin social, Instagram.
E gjitha kjo po shihet si një sinjal që 33 vjeçari dëshiron transferimin drejt Premierligës angleze.
Argjentinasi raportohet t’i ketë kumtuar dje lajmin skuadrës së Barcelonës që synon largimin nga ekipi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Për Messin janë të interesuar edhe skuadrat si Inter dhe Manchester United.
Lionel Mesi lëshoi një “bombë” në ditën e djeshme teksa njoftoi se do të largohet nga Barcelona menjëherë duke mos respektuar edhe vitin që i ka mbetur në kontratë. Argjentinasi njoftoi drejtuesit katalanas se kërkon të aktivizojë klauzolën e cila e lejon të largohet me parametër zero. Në këtë mënyrë, një sërë klubesh janë vënë tashmë në garë për shërbimet e “pleshtit”.
Ndërkohë, e ardhmja e Mesit ka përfunduar edhe në kompanitë e basteve të cilat kanë nxituar ta kuotojnë atë. Sipas “Betfair”, pretendentët për sulmuesin janë Mançester Siti. Anglezët kuotohen me koeficientin 1.5, ndërsa pas tyre në kuota të barabarta 3, janë PSG dhe Inter.
Në vendin e katërt si favorit për shërbimet e Juventus është Juventus me koeficientin 4.5 dhe më pas Mançester Junajtid me 6.5. Në vazhdim janë klubet e MLS, Liverpul, Lids, klubet argjentinase, Bajern Mynih dhe vetëm në fund Real Madrid me koeficientin 150.