393 pacientë të konfirmuar me coronavirus janë duke u trajtuar nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në raportin e përditshëm, në respiratorë janë 11 pacientë, ndërsa me oksigjenoterapi po trajtohen 332.
Në QKUK janë duke u trajtuar 147 persona të konfirmuar me COVID-19, 29 negativë dhe 16 pacientë të pakonfirmuar.
Sa i përket spitaleve të përgjithshme nëpër rajonet e Kosovës, janë duke u trajtuar 246 pacientë të konfirmuar me coronavirus. 18 janë raste të konfirmuara negative e 37 pacientë të pakonfirmuar.
Spitali me më së shumti pacientë është ai i Pejës, me 49 të konfirmuar me COVID-19. Në spitalet rajonale janë pesë pacientë në respiratorë e 207 me oksigjenoterapi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.