×
  • Sport
  • Sport

    Pyetja e gazetarit të njohur kosovar që e bëri për ujë të ftohtë stafin e APOEL-it

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 19:51

    Gjilani nesër do të përballet me APOEL-in në rundin e parë kualifikues të Europa Ligës


    Kjo ndeshje do të luhet në stadiudmin mitik Fadil Vokrri në Prishtinë dhe fillon nga ora 19:00, shkruan Reporteri.net

    Sot klubi qipriot ka mbajtur konferencë për media në stadium, ku një pyetje e gazetarit të njohur të sportit vendor, Drilon Sylejmanit, ka ngjallur tensione.

    Pyetja e cila nuk i pëlqeu qipriotëve e drejtuar nga Sylejmani ishte rreth një futbollisti serbë, i cili nuk ka udhëtuar me klubin dhe se Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.

    Kjo është pyetja që e ka bërë Sylejmani:

    Futbollisti juaj ka deklaruar se nuk ka udhëtuar pasi që e konsideron se Kosova është Serbi, a do të thotë që futbollistët në klubin tuaj, janë mbi klubin?

    Kjo ka bërë që trajneri dhe stafi i skuadrës qipriote të reagonin në mënyrë të ashpër.

    “Kjo nuk është pyetje për futbollin, më shumë është politike”, ka reaguar zëdhënësi për media i APOEL-it.

    Debati i tensionuar ka vazhduar edhe pas konferencës ndërmjet zyrtarëve të klubit qipriot dhe gazetarit Sylejmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!