×
  • Sport
  • Sport

    Lirim Kastrati ia bën sefte te Dinamo e Zagrebit, shënon gol të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 22:11

    Lirim Kastrati ka shënuar golin e parë zyrtar te skuadra e tij e re, Dinamo e Zagrebit


    Dinamo e Zagrebit është duke luajtur me Cluj në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe rezultati aktual është 2-2, me ndeshjen që ka shkuar në vazhdime, shkruan Reporteri.net

    Lirimi në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi gol për Dinamon.

    Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë të Dinamos në këtë takim në minutën e 78-të, por Cluj barazoi në minutën e 93-të dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!