×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Greqisë rezulton pozitiv me COVID-19 dhe mungon në ndeshjen ndaj Kosovës

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 23:48

    Futbollisti i Greqisë, Panagiotis Tachtsidis ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


    Klubi italian, Lecce në llogarinë e tyre kanë njoftuar se mesfushori ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Tachtsidis është këshilluar të izolohet në shtëpi dhe të qëndrojë larg bashkëlojtarëve dhe stafit të skuadrës.

    Kështu, mesfushori helen do t’i mungojë edhe Kombëtares së Greqisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator.

    Saktësisht, ai do t’i mungojë Greqisë në ndeshjet ndaj Sllovenisë (3 shtator) dhe ndaj Kosovës (6 shtator).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!