×
  • Sport
  • Sport

    Messi gjithnjë e më afër Manchester Cityt, ja kur pritet të ndodhë takimi që do të vendos gjithçka

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 0:34

    Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona


    Klubi i tij i ardhshëm besohet se do të jetë Manchester City, aty ku trajner është i preferuari i Messit, Pep Guardiola, shkruan Reporteri.net

    Familja e Messit pritet të takohet javën e ardhshme me krerët e Manchester Cityt.

    Këtë e ka konfirmuar gazetarja Veronica Brunati me anë të një postimi që ka bërë në Twitter.

    “Manchester City do të takohet me familjen e Messit në Barcelonë javën e ardhshme,” ka thënë Veronica Brunati.

    Përveç Manchester Cityt një tjetër klub që llogaritet si favorit për të nënshkruar me ‘Pleshtin’ është Interi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!