Zv.kryeministri i Brendshëm, Zafir Berisha, njëherit kryetar i NISMA-s në Prizren ndërsa ka kritikuar kryetarin e qytetit të tij, Mytaher Haskuka, është rikthyer në kohë, ku ka kujtuar një përplasje me Hashim Thaçin në vitin 2007.
Berisha thotë se në vitin 2007 është përplasur me Thaçin, pasi ai dëshironte që në Prizren të kandidonte për kryetar dikë nga një qytet tjetër, dhe tregon se nuk e ka lejuar pasi e ka konsideruar poshtërim të qytetit të Prizrenit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij origjinal në Facebook:
Prizrenit i duhet një kryetar i cili është vetëvetja…
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Prizreni asnjëher nuk ka pasur një kryetar që ka qenë vetëvetja!
Më kujtohet kur në vitin 2007 që kamë pasur një përplasje me Hashimin i cili donte qē në Prizren të kandidonte për kryetar dikend nga një qytet tjetër, nuk e lejova sepse e llogaritësha poshtrim të qytetit të Prizrenit.
Por për fatin e keq edhe atëher edhe sot, kryetari i Prizrenit po përdoret nga patronët e tyre në Prishtin vetëm si dekor dhe kukull e po dirigjohen nga “komisarët politik” të shefave në Prishtin!
Prizreni ka intelektuat të guximshëm të cilët munden me qeveris Kosovën, e jo të mos munden dhe lejohen tē qeverisin qytetin…!
Zafa
https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/3903616289668520