×
  • Sport
  • Sport

    Historia plotë vuajtje e sakrifica: Nga lufta kundër urisë te shuplaka në Çeki e transferimi në Itali

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 11:45

    Mërgim Vojvoda është zyrtarizuar këto ditë si lojtari më i ri i klubit të njohur italian, Torino


    Zakonisht historitë se si një futbollist ka vuajtur shumë gjatë fëmijrëisë vijnë nga Amerika Latine, por një rast të ngjashëm e kemi edhe në Kosovë, shkruan Reporteri.net

    Mërgim Vojvoda nuk ka pasur një fëmijëri të lehtë, pasi familja e tij mori një vendim për t’u larguar nga Kosova në mënyrë ilegale.

    ”Jetuam disa muaj në pyll për t’i shpëtuar bombave. Udhëtuam me traktorë, u fshehëm në qese gruri. Kemi fjetur nën yje, duke luftuar kundër urisë dhe etjes,” ka deklaruar Vojvoda në të kaluarën.

    Vëllau i Mërgimit, Gazemend Vojvoda kohë më parë në një rrëfim ekskluziv për Reporterin kishte treguar për vuajtjet e sakrificat që kishte bërë familja e tyre gjatë largimit ilegal nga Kosova.

    “Pas lufte kur kemi dalur nga Kosova për në Evropë, Mërgimi ka qenë i vogël edhe para se me ardhë në Belgjikë në të zezën, kemi përjetuar shumë gjëra duke kaluar madje edhe nëpër male dhe 6 muaj kemi qëndru në Çeki,” kishte thënë Gazmendi për Reporterin.

    “Mërgimi ka qenë i sëmurë edhe e patën ndalë në një spital në Çeki, edhe tash ky u kanë i vogël atëherë ka qajt nonstop se vetë në spital edhe kur kemi shkuar të nesërmen me pa në spital Mërgimi i thoshte nënës ‘Më ka bërtit doktoresha se nuk kam dasht me i pi hapat, edhe ma ka fut një shuplakë’.

    Futbollisti 25 vjeçar pas pak ditësh do të nis aventurën te klubi i tij më i ri, Torino, i cili mposhti Atalantan në garë për shërbimet e tij.

    Vojvoda që pati shumë vështirësi në fëmijëri tani po shijon ditët më të mira në karrierë si futbollit duke bërë hapin e madh me kalimin në Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!