×
  • Sport
  • Sport

    Klubi që ishte më afër transferimit të Rashicës largohet nga gara për shërbimet e yllit kosovar

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 12:17

    Leipzig ka hequr dorë nga transferimi i Milot Rashicës


    Ylli i Kombëtares së Kosovës vazhdon të jetë pjesë e Werder Bremenit, ani pse pritshmëritë ishin që ai deri tani ta bënte hapin e radhës në karrierë, shkruan Reporteri.net

    Shumë klube u interesuan për Rashicën, por Werderi si duket po kërkon një shumë të madhe parash për ta lënë të lirë vushtrriasin.

    Leipzig ishte njëri nga opsionet e mundshme të Rashicës për vazhdimin e karrierës, por gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve kanë hequr dorë tani.

    Leipzigu nuk po mund të arrijë marrëveshje me Werderin dhe tani po kërkon një tjetër futbollist, Alexander Sorloth që luan te Trabzonspor në Turqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!