×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani mposhtet nga APOEL dhe mbyll aventurën në Evropë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 21:34

    Gjilani është eliminuar nga kualifikueset e Europa Ligës


    APOEL e ka mposhtur skuadrën kosovare me rezultat 2-0, vetëm pas vazhdimeve, shkruan Reporteri.net

    Efrem në minutën e 102-të dhe Ndongala në minutën e 116-të shënuan për fitoren e qipriotëve.

    Gjilani u mbajt mjaft mirë në kohën e rregullt, por në vazhdime APOEL arriti që të shënonte dy herë.

    Skuadra kosovar nuk krijojë raste të shumta dhe u koncentrua në kundërsulme, pasi përballë kishin një skuadër me shumë eksperiencë në garat evropiane.

    Kështu, Gjilani është eliminuar nga kualifikueset e Europa Ligës, derisa APOEL do të vazhdojë me ndeshjen tjetër në rundin e dytë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!