Dikur një lojtar i Interit dhe tani një furrtar. Kjo është historia e pabesueshme e Fabio Macellarit.
Ai punon si furrtar në një furrë buke. Macellari ka përfunduar kështu ngaqë i ka harxhuar të gjitha paratë që fitoi përmes futbollit.
“Kur je i ri dhe ke para në duar, ti nuk e kupton se ç’ndodh rreth teje. Gjithmonë kërkon një standart më të lartë jetese. Gabimi im kryesor ishte që unë fillova të konsumoja edhe drogë. Unë shpenzoja pafund dhe këtë e kuptova vetëm në fund të karrierës.
Kur u tërhoqa nga futbolli, e kuptova që ishte thuajse e pamundur të jetoja. Aty ti e kupton që nëse nuk e nis nga e para edhe mund të vdesësh”, u shpreh Macellari në një program në “Mediaset”.
View this post on Instagram
Fabio Macellari da ex campione dell’Inter a panettiere a Live #noneladurso
A post shared by Live – Non è la d’Urso (@livenoneladurso) on
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.